Pipero: Ja ku do të kemi rritje të numrit të infektimeve dhe kur mund të kthemi në normalitet

Mjeku i spitalit Infektiv Pëllumb Pipero ka deklaruar se në gjysmën e parë të prillit do të kemi rritje të numrit të infektimeve me COVID-19.

Ai tha në Abc Neës se rritja e shifrave do të vijë për shkak të grumbullimit të qytetarëve gjatë fushatës elektorale, ndërsa shtoi se fundi i prillit do na gjejë me shumë pak pacientë në spitale.

“Mendoj që për shkak të ekspozimit në disa aktivitete publike si festa e verës, apo aktivitet politike për shkak të fushatës elektorale, në gjysmën e parë të prillit do kemi rritje të numrave. Fundi i prillit do na gjejë me shumë më pak pacientë në spital”, tha Pipero.

Për sa i përket masave të vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, Pipero tha se duhet të ketë një lirim të tyre nëse shifrat vazhdojnë të mbeten të njëjta.

“Nëse vazhdojnë këto shifra, masat nuk kanë arsye të shtohen. Përkundrazi duhet të lirohen”, u shpreh mjeku.

Sipas tij, rreth 40% e popullsisë e ka kaluar virusin, ndërkohë që tha se stina e verës pritet të na rikthejë në normalitet nëse nritmi i vaksinimit të popullsisë mbetet i lartë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT