DASH e shpalli “etalon të drejtësisë”, Meta kërkon burgimin e tij. Ndërkombëtarët i quan TRAFIKANTË!

Presidenti Ilir Meta ka folur me një gjuhë të ashpër, duke thënë se Ardian Dvorani, duhet të jetë në burg pasi ka shkelur kushtetutën, ndonëse ai është shpallur nga DASH ‘si kampion i drejtësisë’.

Meta ka kërcënuar sërish ndërkombëtarët, teksa nuk ka nguruar që t’i quajë ‘trafikantë’.

“Ai që nuk ka shkelur ligjin dhe Kushtetutën nuk ka pse te ketë frikë nga burgu. Burgu është për ata që shkelin Kushtetutën dhe jo për qytetarët e thjeshtë, që bëjnë kundravajtje  administrative.

Burgu është edhe për ata,  peshkaqenët e mëdhenj, për trafikantët ndërkombëtarë.  Parlamenti i ri, i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit do të kthejë drejtësinë në vend. Në Shqipëri tani të gjithë e dinë që, vettingun e bën Ëngjëll Agaçi”, tha Meta, i ftuar nw emisionin “Log”. 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT