“Me Dua Lipën për Fier”/ Rama nxjerr videon nga automjeti i tij

Fushata për zgjedhjet e 25 prillit vazhdon dhe liderët partiakë kalojnë qytet më qytet për të folur me mbështetësit e tyre.
Kryeministri Edi Rama pasi vizitoi sot në mëngjes ambjentet e stadiumit Air Albania, ku bashkë me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, inspektuan nisjen e vaksinimit të uniformave blu.
Pas asaj vizite të shkurtër, Rama poston një video ku tregon se është nisur drejt Fierit me automjetin e tij.
Ndërkohë teksa ai merret me telefonin në sfond dëgjohet një këngë e Dua Lipas.
Këtë fakt Rama e përmend dhe në shkrimin bashkangjitur videos ku shkruan: “Me Dua Lipën për Fier”