Vaksinimi dhe infektimi vazhdojnë paralelisht, Rama nxjerr foton dhe pyet qytetarët: Kë do zgjidhni në 25 prill

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një tjetër foto në Facebook nga takimet elektorale të PD në shkelje të rregullave kundër koronavirusit, ndërsa nga ana tjetër tregohet procesi i vaksinimit në Koplik.
Kreu i qeverisë thotë se vaksinimi i popullatës nga ana e qeverisë dhe infektimi nga ana e opozitës, vazhdojnë parala paralelisht, ndërsa rendit 4 arsye se pse duhet votuar PS.
“Vaksinimi dhe Infektimi vazhdojnë paralelisht, si nje provë kokëfortë e zgjedhjes që duhet të bëni në 25 prill:
• Për shëndetin e popullit e familjes suaj apo për pushtetin e Saliut, Ilirit, Monikës e Lulit;
• Për Rindërtimin e zhdukjen e pasojave të tërmetit apo për një tjetër rrëshqitje tëposhtë të krejt Shqipërisë;
• Për forcimin e shtetit, të drejtësisë e të rregullave të bashkëjetesës mes njerëzish apo për rikthimin e paligjshmërisë, vrazhdësisë e kaosit në qytetet e rrugët tona;
• Për rritjen e ekonomisë e fuqizimin social me punë e me durim apo për rizhytjen në batakun e keqqeverisjes e të rrumpallës antishtet…
*Vaksinimet në Koplik dhe infektimet në mes të Tiranës”, shkruan Rama. /Gazeta SHQIP