Sherri për fletën e votimit dhe logon/ PD apelon vendimet e KAS: Rama ka turp nga emrat e kandidatëve të PS, po i fsheh

PD ka reaguar pas vendimit të KAS për të marrë në konsideratë ankesën e socialistëve, të cilët kërkuan heqjen e emrave të kandidatëve nga fleta e votimit, duke përdorur vetëm numrat.

Përfaqësuesi ligjor, Ivi Kaso deklaroi se PD do të apelojë vendimet e sotme që dha KAS për fletën e votimit dhe për logon e ‘Bindjes Demokratike’.

Sipas përfaqësuesit ligjor të PD-së, Ivi Kaso, kryeministri Edi Rama ka turp nga emrat e kandidatëve të tij për deputetë dhe po i fsheh pas numrave.

Mes të tjerash Kaso tha se do të apelojnë edhe çështjen që lidhet me logon e “Bindjes Demokratike”, e cila ngjason me atë të PD-së. KAS vendosi ristilizimin e logos së partisë Astrit Patozi.

“?sht? shumë e qartë se çfarë ?sht? duke b?r? Rama.Ai i sheh sondazhet e vërteta saktësisht si ne, ai sheh qytetar?t që duan ndryshimin, ai e kupton se do të humbasë.

Është shume e qarte qe ai po përpiqet te manipuloje me çështjen e logos. Ligji është i qarte per çështjen e logos Vendimi i sotëm është ne shkelje te ligjit. Ata po përpiqen te ngatërrojnë qytetaret shqiptare me këto lojëra te pista. Shiheni logon- dhe do ta kuptoni qarte se çfarë po përpiqen te bëjnë. Ne do ta apelojmë vendimin e sotëm.

Çështja e dyte i përket vendosjes se emrave ne fletën e votimit. Rama është i turpëruar nga lista e kandidateve të tij, ndaj po përpiqet ti fshehe ata. Ai nuk do qe njerëzit te shohin se për ke po votojne. I bej thirrje deputeteve te PS të kenë kujdes sepse Kryetari i tyre po përpiqet ti fshehe nga publiku sepse i turpëruar nga ta.
Edi Rama e di që ne kurrë nuk do të biem dakord për zgjedhje të padrejta, siç ai po përpiqet të tërheqë tani me truket e tij të pista.
Ajo që ai bën është përpjekja p?r të vonuar zgjedhjet me lodrat e tij të pista.
Shqiptarët e dinë këtë dhe tashmë ata janë ngopur me manovrat dhe marifet e tij të ndyra.

Kjo nuk do ta ndihmojë atë. Unë i bëj thirrje Kolegjit Zgjedhor për të bindur sa më shpejt të jetë e mundur dhe për të hedhur poshtë mashtrimet e ndyra t? Ramës dhe për të lejuar zgjedhje demokratike në Shqipëri në 25 Prill. Për 8 vjet Rama shkatërroi jetët e shqiptarëve, infrastrukturën, tani ai po përpiqet të shkatërrojë demokracinë tonë. Kjo ?shtë një luftë që Shqipëria të mbetet demokraci dhe ne do të fitojmë.“, tha Kaso.

Të njëjtin qëndrim pati edhe Gazmend Bardhi, i cili u shpreh se PS ka turp nga emrat e saj në listën e kandidatëve prandaj edhe kërkon t’i fshehë.

“Parti që ka turp nga emrat e kandidatëve të saj, dhe i fsheh pas numrave, njëlloj siç bëhet identifikimi i të burgosurve. Skanë faj, me Rrahmanët që kanë në listë, rruga e vetme që kanë është fshehja pas numrave”, shkruan Bardhi në Facebook.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT