VIDEO/ Kryemadhi në “gjurmët” e Bashës, reciton poezinë e Nolit: Siç e ka thënë Migjeni….

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka bërë një gafë gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë në qarkun e Vlorës.

Për të shprehur indinjatën ndaj qeverisë me të cilën ishte në koalicion 4 vjet më parë, Kryemadhi zgjodhi te recitonte disa rreshta të poezisë ‘Anës lumenjve’, por në fund i ngatërroi autorin.

“Jam e bindur që surpriza e 25 prillit është nga Shkodra gjer në Vlorë, ashtu siç e ka thënë Migjeni. Ngrehuni dhe bjeruni…”, tha Kryemadhi para mbështetësve.

Kryemadhi u shpreh se këto ishin rreshta të shkruar nga Migjeni, por në të vërtetë poezia është e shkruar nga Fan Noli.

Siç duket, ajo po ndjek “gjurmët” e Bashës, i cili ka bërë disa gafa publike, me të cilat e ironizojnë vazhdimisht kundërshtarët e tij politikë./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT