“Shqipëria buzëqesh”: Janë kryer 13,010 vaksinime gjatë ditës së sotme, shkon mbi 185 mijë numri i të vaksinuarve

Procesi i vaksinimit masiv në Shqipëri vijon dhe gjatë ditës së sotme raportohet se janë kryer 13,010 vaksinime.
Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Që nga nisja e procesit të vaksinimit në vendin tonë që ka nisur në datë 11 janar, janë kryer 185.496 vaksinime në total.
Gjatë ditës së shtunë, procesit të vaksinimit masiv iu bashkuan dhe gazetarët dhe efektivët e policisë./ b.h
