Pezullim për AstraZenecën? Tomini: Po monitorojmë çdo efekt anësor, vijojnë vlerësimet për këtë vaksinë

Disa shtete kanë pezulluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca, për shkak të disa efekteve anësore që kanë patur qytetarët që kanë marrë këtë vaksinë.
Zv.ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini tha se Komiteti i Imunizimit po monitoton në mënyrë sistematike çdo efekt anësor dhe po vijon vlerësimi për këtë vaksinë.
“Deri në këto moment Komiteti i Imunizimit po monitoron në mënyrë sistematike çdo efekt anësor. Kanë marrë vendimet e tyre duke vlerësuar situatën jashtë vendit, në Evropë. Po vijojmë vlerësimet”, tha tomini në Vizion Plus.
Përsa i përket vaksinimit, Tomini u shpreh se objektivi është të vaksinohen rreth 500 kijë qytetarë deri në mes të qershorit.
“Duke vlerësuar situatën dinamike për gjendjen e vaksinave në vend, do të përvijohet me gërshetimin e vaksinimit edhe me grupe të tjera. Janë 1.800 oficerë policie që do të vaksinohen gjatë kësaj periudhe dhe 1.300 punonjës Garde. Aktualisht numri i vaksinimeve është rreth 172 mijë individë të vaksinuar me një dozë. Kanë marrë vaksinë edhe ata që e kanë kaluar. Deri në fund të majit, mesi i qershorit, të kemi vaksinuar gati gjysmë milioni popullatë shqiptare”, u shpreh zv.ministrja.