Militanti i PD ngjitet në majë të shtyllës dhe thërret “Rama ik”, Berisha publikon videon

Një militant i Partisë Demokratike është ngjitur në majë të një shtylle, prej ku ka nisur të thërrasë “Rama ik”.

Video komike është publikuar nga ish kryeministri Sali Berisha, i cili shkruan “thirrje zemre” në Facebook.

Militanti demokrat mban flamurin kombëtar dhe atë të SHBA-së, ndonëse flamuri i PD-së nuk dallohet në video.

Nuk kanë munguar as komentet e atyre qytetarëve që e shohin gjestin e personit në video si “prapambetje”.

“Prap do tregoni se jeni vende dhe popuj me këto që bëni po jemi në 2021 o popull”, shkruan një prej tyre.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT