Ish-ministri socialist i Financave shfaqet në fushatën e LSI

Ish-ministri i Financave Arben Malaj u shfaq të dielën në fushatë elektorale me LSI.

Ai shprehur vlerësimin për kandidatin e LSI në Berat Ardit Çelaj.

“Vendi ka nevojë për deputetë me integritet, të mirëarsimuar dhe të përkushtuar. Në lista për fat të keq ka dhe modele jo pozitive, që kërkojnë mandat si deputet, por që kanë qenë më herët si kryetarë bashkie dhe jetojnë vetëm si manekinë të kryetarëve”, tha Malaj.

Ai tha se në 2013 “kur një derë u mbyll, që ishte ajo për t’i shërbyer PS me dinjitet, jo vasalitet, kam krijuar mundësi për mbështetjen e studentëve”.

“Unë do ta vazhdoj këtë lloj kujdestarie bashkëpunimi me Arditin, sepse ne i kemi të gjitha kapacitetet”, tha ish ministri socialist.

Malaj:

Tre janë shtyllat kryesore të ekonomisë dhe sfidat, Ekonomia e gjelbër për këtë unë e kam rolin te PAA si ekspert, ekonomia e dijes. Këto janë të kushtëzuara me dixhitalizimin, dhe politikat publike duhet të mundësojnë rritjen e mundësive. Ne kemi gjetur njeriun e duhur për sfidat e duhura. E dyta ka të bëjë me braktisjen,

Një përgjigje dhe për kryeministrin për banglandeshasit, mundësia e parë i ofrohet vendasve, sepse janë ata që paguajnë në vend. Dhe nëse nuk gjenden, atëherë i ofrohet të huajve. E treta është se ata po kthehen në vendin e tyre, sepse aty funksionon shteti ligjor dhe aty shkojnë kompanitë e mëdha. Si dhe jeta shoqërore është shumë më aktive se sa të jesh në mërgim.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT