Fleta e votimit me numra/ PD: Rama ka turp nga kandidatët e tij prandaj i fsheh emrat

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike Ivi Kaso reagoi pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, që vendosi për një fletë votimi ku kandidatët do të identifikohen me numra dhe jo emra.
Pavarësisht kësaj, Kaso u shpreh se ky vendim nuk ka për ta ndaluar ndryshimin në 25 prill.
“Është ai që ka turp nga kandidatët e tij dhe kërkon ti fshehë, është i turpëruar nga lista që paraqet si alternativë. Na vjen keq, pasi koalicioni i PD ka listën më të mirë, por zgjedhësit nuk do të kenë shansin ti shohin në fletën e votimit, pavarësisht se i njohin mirë emrat dhe staturën.
Por çfarë do lloj truku zgjedhor nuk ka për ta ndalur ndryshimin që ka për ta ardhur dhe që do i prijë PD-ja me aleatët” tha Ivi Kaso.