Rama publikon të dhënat e barometrit global: Shqipëria e para në rajon për vaksinimin

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë mëngjesin e sotmë të dhënat e barometrit global për ritmin e vaksinimit në 7 ditët e fundit.
Sipas barometrit, në rajon Shqipëria është e para, madje lë pas edhe shtete të rëndësishme europiane.
“Ne do ta fitojmë këtë luftë me lidership, organizim, këmbëngulje e durim të madh dhe përmes vaksinimit të pandalur masiv, do të kemi një sezon turistik të lehtësuar ndjeshëm. *të dhënat e barometrit global për ritmin e vaksinimit 7 ditët e fundit”, shkruan Rama dhe ndan videon e mëposhtme.

Në të dhënat e publikuara në faqen ourworldindata.org, Shqipëria nga llogaritja e shifrave të javës së fundit ka arritur një rezultat të mirë në procesin e vaksinimit krahasur me shumë vende të rëndësishme, si Gjermania, Italia apo Franca. Në rajon Shqipëria është e para.