Lufta ndaj covid/ Mbi 206 mijë shqiptarë të vaksinuar, Rama: Zemra mal

Procesi i vaksinimit në Shqipëri vijon me ritme të larta, ku sot shifra e të vaksinuarve arriti në 206 709.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu publikoi shifrat, ku 24 orët e fundit janë vaksinuar 13 826 persona/
“Zemra mal” shkruan Edi Rama në një postim në Facebook.
Ndërkohë që brenda 10 ditëve në Shqipëri do të vijnë edhe 50 mijë doza të vaksinës ruse “Sputnik V”.
Lajmin e dha kryeministri Edi Rama pasditen e sotme në një postim në Facebook.
Përpos “Pfizer” dhe me “Astra Zeneca”, aktualisht në Shqipëri po kryhet vaksinimi masiv me dozat kineze.