Gazetari plas ‘bombën’ për ‘kumbarin’ e Shkodrës: Në këto zgjedhje po investonte fuqishëm për LSI-në. Ishte ndërmjetës dhe korruptonte sistemin, nuk bënte ekzekutime

Vrasja e Bardhok Pllanajt dje në Shkodër me 30 plumba në trup, është një nga ngjarjet më të rëndë kriminale që kanë ndodhur vitet e fundit, dhe që mediat thonë se ka rrezik që tani në mënyrë zinxhir të pasojnë edhe vrasje të tjera.

Gazetarja e kronikës Anila Hoxha ka thënë se 46-vjeçari Pllanaj ishte “i paprekshëm” në Shkodër, dhe ndërkohë që kishte konflikte mes bandave, ai ndërtonte pallat 10-katësh. E cilëson me lidhje të forta në polici dhe politikë.

Të njëjtat informacione ka edhe gazetari Artan Hoxha, i cili thotë se Pllanaj nuk ishte ekzekutor, por një ndërmjetës i zoti, një person me lidhje të forta me sistemin, duke e përdorur këtë të fundit për arsye personale dhe shmangie të hetimeve.

Hoxha në një koment që i bën koleges së tij Anila Hoxha, thotë se së fundmi Pllanaj ishte investuar fuqimishte për të mbështetur LSI në zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT