Goditje e fuqishme! Palmer shmang Kryemadhin dhe fton Dvoranin në takimin online si mesazh ndaj Metës

Zyrtari i lartë i DASH do të zhvillojë sot një bisedë online me dy liderët kryesorë të politikës shqiptare dhe me presidentin Ilir Meta. Në njoftimin e nxjerrë nga ambasada e SHBA-ve, “Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA Mattheë Palmer do të zhvillojë sot një “vizitë virtuale” në Shqipëri.

Ai do të takohet me Presidentin Meta, Kryeministrin Rama dhe Kryetarin e Partisë Demokratike Basha për të diskutuar mbi përparësitë e Shteteve të Bashkuara, përfshirë pritshmëritë për zgjedhjet e 25 prillit”.

Në këtë njoftim bie në sy që nuk do të jetë Monika Kryemadhi e LSI-së, ndërsa në bisedën virtuale do të jetë i pranishëm presidenti Meta, i cili ka pasur qëndrime të forta edhe ndaj diplomatëve, duke sulmuar në mënyrë indirekte dhe përfaqësuesit e ambasadës amerikane.

“I mblodhi Ilir Meta të gjithë. I thashë atij zotërisë, nëse Rama nuk vjen ta votojë Reformën në Drejtësi, do kemi punë me ty, sepse ne i kemi dhënë fjalën SHBA. Amerikanët e Edi Ramës Ilir Meta i kap për veshi.

E di ai se si iu flas unë atyre, kur ata vijnë dhe bëjnë maskarallëqe. I them atij të mos i përmend më ata dhe të mos gënjejë më vetë. Vota është e shenjtë dhe do të jetë përherë, nga 25 prilli e për 100 vjet, që të kemi shtet”, do të deklaronte Meta në një intervistë të disa muajve më parë.

Ndërsa vetë Kryemadhi nuk ka ngurruar që ta sulmojë Palmer në qëndrimet e saj. “Palmer më mori në telefon dhe më tha që të mos djeg mandatet, por unë s’e pyeta. Jam qytetare e Shqipërisë. Sa palmera dhe palmolive do hyjnë në Shqipëri… Palmer po del në pension, ai nuk paguan taksat e shqiptarëve”, pati deklaruar Kryemadhi gjatë një interviste televizive.

Gjithashtu ambasada ka bërë të ditur se do të ketë një takim edhe me do të takohet gjithashtu me kampionët e reformës në drejtësi, duke nënkuptuar takimin me Ardian Dvoranin, i cili u vlerësua nga DASH. Por çmim u shoqërua me deklarata kundër Dvoranit nga Meta, i cili sipas tij, duhet të ishte në burg.

Ky takim që Palmet zhvillon sot edhe me Dvoranin, e vlerësuar nga DASH me ccmimin e posaccëm si vlerësim për reformën në drejtësi, është edhe një mesazh ndaj Metës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT