Vaksinat/ Rama apel opozitës: Xhagajdurë që hapin panik, popujt seriozë në rast fatkeqësisë bëhen bashkë!

Kryeministri Edi Rama, i ka bërë apel opozitës, por jo vetëm, që të ruajnë distancimin social dhe të mos e përshkallëzojnë më tepër situatën e pandemisë në vend.
Gjatë një takimi që ka zhvilluar me qytetarët në Bilisht, Rama tha se popujt seriozë në situata të vështira bëhen bashkë, e këtë gjë, ai kërkoi edhe nga opozita.
Rama e nisi fjalë me grumbullimet masive që bën opozita në një kohë që siç tha ai qeveria po çon përpara procesin e vaksinimit masiv për t’i rikthyer vendit normalitetin.
“Më vjen keq që lamë jashtë shumë më tepër po kjo është etika jonë, qasja jonë nda një problemi që është problemi i problemeve, shpëtimi dhe sigurimi i jetës së shqiptarëve kudo janë, pavarësisht statusit social, bindjeve politike , çdo shqiptar është një vlerë e çmuar e këtij vendi dhe nuk mundet ta vëmë në rrezik për disa shfaqje të pakuptimta në mesin e një lufte që ka karakterizuar këtë mandat.
Kemi bërë një mandat qeverisës dhe nuk kemi patur një tjetër normal, jo për zgjedhjen tonë, por kemi hyrë në një luftë në dy fronte, fatkeqësi të mëdha, një tërmet që la pa çati mijëra familje, pa shkollë mijëra nxënës, pa qendër shëndetësore mijëra në nevojë dhe një virus që gjunjëzoi botën dhe sfidoi sistemet më të mira shëndetësore.
Tashmë kemi filluar një ofensivë ndaj tij duke garantuar vaksinimin masiv që në këtë rajonin tonë të lënë jashtë skemës së BE ishte mjaft e vështirë, jemi një nga 2 shtete që e kemi, tani jemi në në pjesën sipër të kurbës, duke beërë vaksinim masiv, që duhet dhe të kemi distancim, dhe kështu nuk mund të krijojmë vatra infektimesh për fushatë, se sjellin halle të mëdha për gjithë popullin. Shikoni Kosovën, Malin e Zi ç’ndodhi, ku deri para zgjedhjeve situata dukej rozë, sot ama ka hyrë në spirale të dhimbshme nga marshimet e e tubimet elektorale. Ku mos ndodhtë kurrë këtu, atje vdiqën shumë organizatorë”, deklaroi Rama.
Më pas kryesocialisti vijoi me apelin e drejtuar opozitës, duke lëshuar apelin ndaj Bashës, duke i kërkuar që të sillen si njerëz dhe të respektojnë masat anti Covid.
“Jemi njerëz njëherë pastaj politikanë, pastaj socialist e demokrat. Si nuk e bëkemi dot ne këtë , si mund të bëhemi lolo, me një armik që s’do ta dijë për trimëri. Se ku gjen shesh bën përshesh. Se kemi një opozitë e cila bëhet me te keqen jo me zgjidhjen sa ndodh një gjë, bie virusi bëhet me virusin derisa hapin panik për vaksinat, tregojnë gënjeshtra për to, derisa thonë njerëzit po e humbin jetën nga vaksinat.
Nuk është vaksina që mbron , vetëm këta xhagajdurët duan të përhapin panik për një politikë mizerabël, në raport me shëndetin e njerëzve që është pushteti me çdo kusht. Po s’kemi ca bëjmë nuk i zgjedhim dot kundërshtarët. Por ama shëndeti është mbi të gjitha le të sillemi si një komb serioz. Kur ndodh një fatkeqësi popujt bashkohen nuk ndahen edhe pse kanë politikanë sharlatanë, që i bëjnë thirrje instikteve të njeriut për hakmarrje e revansh. Por ne do fitojmë këtë luftë. Ne do e shporrim këtë virus një orë e më parë, në gjithë Shqipërinë që të shkëputim zinxhirin duke nxjerrë nga zona e rrezikut me mijëra”, tha Rama.
Ai shtoi se ato arrijnë deri në monstruzitetin e përhapjes së vaksinave se ato po sjellin vdekjen.
“Si u bëkemi ne lolo, duke sfiduar jnë armik të rrezikshëm dhe të padukshëm që nuk do t’ia dijë fare as për trimëri, e as për sfida të tilla se kudo që gjen shesh e bën përshesh. Siç është e rëndë që ne kemi përballë një opozitë e cila se sapo ndodh diçka , shume e madhe ose shumë e vogël bëhet me të keqen kundër zgjidhjes, jo kundër nesh… Bie një virus, bëhen me virusin, duke arritur deri në monstruozitetin e përhapjes së panikut për vaksinat, duke treguar gënjeshtra për rrezikun e vaksinave, duke arritur deri në pikën sa të venë gishtin mbi njerëz që e kanë humbur jetën se medemek e kanë humbur nga vaksina. Vaksinat nuk janë ilaçe çudibërëse kundër të gjitha sëmundjeve.
Vaksinat mbrojnë nga armiku i padukshëm, e nëse dikush ka një sëmundje tjetër siç ndodh fatkeqësisht se kjo është jeta, gjithmonë e çdo ditë e çdo javë nuk është vaksina që e mbron. Fakti që ka bërë vaksinën nuk do thotë se e ka ng vaksina, kjo është diçka që e gjithë bota e di. Kjo ësht gjithçka që e gjithë bota e ka të qartë. Vetëm këta gjakajdurët që duan patjetër të fusin mërzi, të nxisin dëshpërim dhe të ngjallin panik në shpirtrat e njerëzve për një politikë mizerabël”, u shpreh Rama.
Pjesë nga deklarata e Ramës
Një tërmet katastrofik që brenda pak sekondash la pa çati mijëra familje, la pa shkollë mijëra nxënës, la pa qendër shëndetësore mijëra të moshuar. Një virus i cili gjunjëzoi mbarë botën, mbylli brenda shtetet më të fuqishme të planetit. Jemi sot, në një moment të kësaj lufte kur kemi filluar një ofensivë për ta nxjerrë jashtë nga jetët tona dhe vendi ynë armikun e padukshëm, për të garantuar vaksinën anti-COVID. Nuk ishte e lehtë, mbetet ende e vështirë për vendet e tjera në rajon. Jemi një nga 2 vendet në rajonin tonë që ka nisur vaksinimin masiv dhe po garantojmë mbrojtjen e të gjithëve pa dallim. Vaksinimi masiv duhet garantuar nga distancimi i përgjegjshëm. Nuk duhet të vaksinohemi masivisht dhe të krijojmë vatra infektimi për vota.
Siç ka treguar eksperiencave e hidhur e Kosovës, malit të Zi, sjellin mbrapa halle të mëdha. Shihni numrin e infektimeve në Kosovë, shihni numrin e infektimeve dhe viktimave në Malin e Zi, ku para zgjedhjeve ishte rozë. Nuk e bëkemi dot ne një fushatë elektorale dinjitoze si njerëz të përgjegjshëm, si njerëz që në rrallë të parë jemi njerëz e më pas socialistë. Si mund të bëhemi lolo duke sfiduar një armik të padukshëm që s’do t’ia dijë fare për trimëri, sepse kudo që gjen shesh, bën përshesh.
Ndodhi një përmbytje bëhen me përmbytjen, ndodh një tërmet, bëhen me tërmetin. Ata tregojnë gënjeshtra për vaksinat. Vaksinat nuk janë ilaçe çudibërëse për sëmundje të tjera, të mbron nga armiku i padukshëm. Fakti që ka bërë vaksinën nuk është se e ka nga ajo. Vetëm këta, që duan me patjetër të fusin mërzi, të ngjallin panik për politikë, për një politikë mizerabël në funksion të një qëllimi mizerabël në raport me shëndetin e njerëzve që është pushteti me çdo kusht. Kundërshtarët nuk i zgjedh, janë aty. Apeli im është që shëndeti është mbi të gjitha të sillemi si një komb serioz, si një bashkësi njerëzish që nuk bëhen qesharak. Ku luftojnë me një armik të përbashkët, ku popujt serioz bashkohen dhe jo të ndahen.
Ne duhet dhe do ta fitojmë patjetër këtë lufte siç po fitojmë luftën me pasojat e tërmetit dhe shumë banorë po i kthejmë në shtëpia. Po kthejmë në kopshte dhe në çerdhe, ne do tu kthejmë buzëqeshjen të githë shqiptarëve dhe do ta shporrim këtë armik të padukshëm një orë e më parë nga jeta jonë. Ne do të fillojmë vaksinimin masiv. Hap pas hapi fashat të shkojnë duke u ulur dhe sezoni turistik të lehtësohet. Fushata elektorale vjen pas pandemisë. Kush ka sy të shohë ato që kemi bërë i shikon. Ne jemi shumë të qartë se ku duam të shkojmë dhe e dimë shumë mirë sesi shkohet aty, për ta bërë Shqipërinë të ardhmen e çdo fëmije. Është e mundur dhe ne po shkojmë në atë rrugë. Ne do ta bëjmë Shqipërinë në këtë dekadë kampione të Ballkanit në turizëm.