LAJMI FUNDIT/ Nuk do ta besoni! Numri i infeksioneve bie në mënyrë drastike, 9 viktima nga koronavirusi

Shqipëria ka njohur një ulje të ndjeshme të infeksioneve nga koronavirusi 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë njofton se janë kryer 2334 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 141 qytetarë, ndërsa dje u raportuan 264 raste.

“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 

34 raste në Tiranë, 16 raste në Shkodër, 9 raste në Gjirokastër, 6 raste në Durrës, Vlorë, 5 raste në Fier, Devoll, 4 raste në Elbasan, Lushnje, Skrapar, 3 raste në Kavajë, Sarandë, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Dibër, Malësi e Madhe, 2 raste në Krujë, Has, Mirditë, Tropojë, Përmet, Divjakë, Selenicë, Dropull, 1 rast në Kurbin, Korçë, Kukës, Lezhë, Rrogozhinë, Librazhd, Tepelenë, Belsh, Gramsh, Kuçovë, Finiq, Patos, Cërrik, Këlcyrë”, njofton ministria.

Por pavarësisht rënies drastike të numrit të infeksioneve, numri i viktimave vijon të mbetet i lartë. Sot autoritetet raportuan për 9 të vdekur, shifër e njëjtë me një ditë më parë.

“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 9 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 4 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi,1 qytetar nga Devolli, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Kurbini, të moshave 65 – 82 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”, thuhet në buletinin ditor.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT