Akuzat për humbjen e identitetit të Mësonjëtores së parë shqipe, flet Rama: Çudi e madhe me këta palaço, ç’a janë këta analfabet funksionalë

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar ditën e sotme drejt qytetit të Korçës, ku u ndal edhe tek akuzat për ndryshimin e emrit dhe heqjen e shkronjave dhe të librit me vlera historike nga hyrja e godinës.

Rama tha se opozita duhet të presë deri sa të përfundojnë hetimet dhe mos të mbushin dynjanë me fjalë boshe.

Sipas tij, ata duhet të reagojnë atëherë kur gjërat janë të mbuluara nga pluhuri dhe nga mbeturinat dhe jo kur ato restaurohen.

Pjesë nga biseda:

Rama: Shumë mirë domethënë me rivendosjen e shkronjave aty, mbaron dhe puna.

Peleshi: Edhe spekulimet politike.

Rama: Kjo është një çudi e madhe me këta palaço.

Elva Margariti: Të simbolizosh një godinë të tillë dhe një ndërhyrje që nuk kishte ndodhur që në 87-ë vetëm me simbolin e disa shkronjave është fatkeqësisht si gjithmonë qasja politike përpara çdo punë të mirë.

Rama: Të presin të mbarojë puna. Ç’ është ky hall i madh, u lëvizën i morën ikën, unë thash çfarë kishte ndodhë. Shkronjat vihen në vend aty, këta…

Si shpjegohet që kur janë duke rënë kur janë me merimanga, si nuk ngrihen njëherë këta. Po sa rregullohen gjërat menjëherë nxjerrin bishta, Ç’a janë këta, ku jetojnë këta nga çfarë shekulli vijnë këta? Torolisin gjithë mendjet e njerëzve, analfabet funksionalë. Ata është për t’i marrë dhe për t’i vendosur tek ajo banka atje.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT