“Humor vulgar”, Rama reagon ndaj Metës: Konfirmoj se Ilir Meta dhe Sali Berisha janë nxitës, por…

“Humoret vulgare të IM ndërkohë që një grup i nxitur prej tij dhe Saliut, kanë kryer aktin e rëndë të bllokimit të aktivitetit të aeroportit “Nënë Tereza”, thjesht rikonfirmojnë se IM është nxitës i kësaj goditjeje të çmendur e s’ka shqiptar që s’e kupton pse! Po s’do ia dalin jo!”.
Ky ka qenw reagimi i kryeministrit Edi Rama si kundwrpwrgjigje ndaj asaj qw presidenti Meta bwri duke i nxjerrw njw dokument, ku shprehej shqetwsimi pwr situatwn e punonjwsve tw Albcontrol.
Meta paralajmëroi se përgjigjen për çështjen e Aeroportit të Rinasit do t’ia jap sot pasdite nga Vlora.
“Ftohet dhe “Tërmeti” të marrë pjesë për shkak të përvojës së tij me aeroportet, fluturimet dhe jo vetëm”, ironizon Meta, që publikon edhe dy shkresa.
“Qeverisë së 1 Prillit do t’ia jap sot pasdite nga Vlora përgjigjen për çështjen e Aeroportit të Rinasit, si çështje shumë e rëndësishme e sigurisë kombëtare dhe e detyrimeve ndërkombëtare. Nëse është hapur Aeroporti i Vlorës, konferencën e shtypit do e bëjmë atje, por nëse jo, në një ambient tjetër të përshtatshëm për të cilin gazetarët do të njoftohen në kohë. Ftohet dhe “Tërmeti” të marrë pjesë për shkak të përvojës së tij me aeroportet, fluturimet dhe jo vetëm”, u shpreh Meta.