‘Një nga nxitësit për grusht shteti’, Berisha i përgjigjet Ramës dhe Ballukut: Albkontrollin e kanë shkatërruar me vjedhje dhe tendera

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur akuzave të bëra më herët nga Rama dhe Balluku në adresë të tij, të cilët e cilësuan atë si një nga nxitësit kryesorë të “grushtit të shtetit”, lidhur me bllokimin e aktivitetit në aeroportin e Rinasit, për shkak të grevës së kontrollorëve.
Berisha thotë përmes një shënimi në rrjete sociale,se pavarësisht se e kanë shkatërruar dhe vjedhur Albkontrollin, vijojnë me avazin “fajin e ka Saliu”.
Ish-kryeministri i bën thirrje AEAC në të cilën Albkontrolli është i anëtarësuar, që të nisë inspektimet e kësaj ndërmarrje për të gjetur shkaqet që detyruan punonjësit të shpallin këtë grevë.
Shënimi i plotë i Berishës
Kreu i meduzes dhe ndrikull Gryksia ne vend te negociatave me punonjesit greviste te Albkontrollit, te cilin e kane shkaterruar me vjedhje ne tendera dhe prokurime, vazhdojne avazin “Fajin e ka Saliu”!
Stop censures dhe terrorit psikologjik ndaj punonjesve ne greve.
Hedh poshte me neveri akuzat banale te Kreut te Meduzes dhe Ndrikull Grykesi Ballukut, me te cilat kerkonje te mbulojne vjedhjet dhe shperdorimet e medha me financat e Albkontrollit.
I bej thirrje Agjensise Europiane te Aviacionit Civil ne te cilen Albkontroll eshte i anetaresuar, te nise me perparesi inspektimin e kesaj ndermarrje per te gjetur shkaqet qe detyruan punonjesit e saj te shpallin greve. sb