Basha injoron ekspertët, grumbullon qindra qytetarë në Elbasan: Pritje e mrekullueshme, ora e ndryshimit po afron

Ndërsa Komiteti i Ekspertëve doli në një konferencë ku u bënte thirrje partive politike të shmangin grumbullimet, Lulzim Basha po zhvillonte një tubim në Elbasan në shkelje flagrante të rregullave kundër covid.
Qindra qytetarë kishin dalë në shesh për të pritur krydemokratin, ndërsa një pjesë e tyre nuk mbanin as maska.
Gjatë fjalës së tij të shkurtër, e ndikuar edhe nga moti i keq, Basha se 25 prilli do të jetë dita e ndryshimit për shqiptarët.
“Mirë se ju gjej vëllezër dhe motra të Elbasanit! Dita ka nisur e bukur dhe me diell, në Peqin dhe Dumre, por do të mbyllet me bereqet në Elbasan. Zemra e historisë së arsimit shqiptarë, kthehem sot për të diskutuar me përfaqësues të arsimit shqiptarë një plagë që e ndieni në zemrat e familjet tuaja.
25 prilli do të jetë ditë ndryshimi për çdo fëmijë shqiptar, për çdo familje shqiptare! Faleminderit për këtë pritje të mrekullueshme! Ora e ndryshimit po afron! Fitore!”, u shpreh Basha.