LAJM I FUNDIT/ Rama ultimatum kontrollorëve të Rinasit: Kush nuk kthehet në punë nesër…

Kryeministri Edi Rama është treguar i prerë me punonjësit e Albcontrol që janë bërë pjesë e një greve për uljen e rrogave të tyre. Sipas Ramës, kush nuk kthehet në punë nesër, nuk do gjejë më vend në Albcontrol.

Ky është ultimatumi që kreu i qeverisë i ka vendosur kontrollorëve të Rinasit.

“Apel për kontrollorët e Rinasit: Ndahuni nga ata që ju futën në këtë lojë të çmendur me zjarrin! Braktisini në rrugën e tyre qorre organizatorët e kallzuar penalisht! Kush nuk kthehet në punë nesër, nuk do gjejë më vend në Albcontrol. Koha e Rrumpallës ka vdekur dhe nuk kthehet!,” shkruan Rama në Twitter.

Janë 65 punonjës të AlbControl, kontrollorët që kanë braktisur punën prej mëngjesit të sotëm, duke shkaktuar paralizimin e trafikut ajror në vendin tonë.

Qeveria drejtoi gishtin nga opozita, duke hedhur akuza të rënda se po nxit këtë situatë, për të dëmtuar shtetin shqiptar si dhe për të rritur pakënaqësinë te qytetarët.

Ministrja Belinda Balluku deklaroi se midis kontrollorëve, “janë 5 prej tyre që janë kthyer në masha të politikës”, por pa bërë me dije emrat.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT