“MBYLLE KULLËN”, zbardhen MESAZHET e koordinuara të kontrollorëve të AlbControl: Si organizuan grevën dhe lanë punën të gjithë njëherësh

“Mbylle kullën.” Ky është një ndër mesazhet e dërguara në WhatsApp mes kontrollorëve të AlbControl, të cilët prej dy ditësh kanë bllokuar fluturimet për dhe nga Shqipëria sepse janë larguar të gjithë nga puna, njëherësh, me arsyetimin se janë “të paaftë”.
Në dokumetet e Prokurorisë, dalin të gjitha mesazhet e shkëmbyera mes kontrollorëve, dhe mënyra sesi ata janë organizuar me njëri-tjetrin për të plotësuar formularin e paaftësisë në punë. Tre prej kontrollorëve janë arrestuar.
Muhin Mezini, me detyrë mbikëqyrës i kontrollorëve të trafikut ajror ka ndikuar te vartësit e tij për plotësimin e formularëve të paaftësisë së përkohshme në punë, fakt të cilin e kanë konfirmuar në polici edhe Emiljanoi Majani, Erion Alibali dhe Erjon Kristafi. Nga ana tjetër, nga dëshmitë e punonjësve, ka rezultuar se Mezini ka bashkëpunuar me Flora Ndrecën dhe Armando Fezgën, të tre të arrestuar, për plotësimin e formularëve të paaftësisë.
Report TV ka siguruar dokumetet hetimore të Prokurorisë së Tiranës.
Bisedat në grupin e WhatsApp
6.04.2021, ora 11:34
Armando Fezga: Noku ja ka plotësua Lola gjërat dhe po pret turnin e dytë që ta nisi, turni i parë ACC e kanë gati. Hë në fund do e nisin
06.04.2021, ora 04:25
Endrit Hajredini: Po unë them duhet që të bëni dhe tokai jo vetëm atë
Klest Dashi: Mbylle kullën
Endrit Hajredini: Nuk pi ujë, guxim kam, por jo deri këtu, se ato letra i djeg maksimumi me çakmak mbrapa ndërmarrjes
****
06.04.2021, ora 21:12
Flora Ndreca – Gersi Spaho: Mua dhe Lolën na pushuan, se kemi dhënë dorëheqje të gjithë, por shyqyr që u kujtuan të bëhen bashkë, e prekën fundin
06.04.2021, ora 10:50
Muhin Mezini i dërgon Olsi Petrit formularin e paaftësisë në punë
Olsi Petrit: Në 12 jam aty
06.04.2021, ora 10:49
Muhin Mezini i dërgon kontaktit të regjistruar me emrin Ezi formularin e paaftësisë në punë
Ezi: E mira është të shkruash me shkurt


