Bllokimi i fluturimeve/ Ministrja jep lajmin e mirë: Në këtë orë nis puna normalisht

Ditën e sotme, saktësisht në orën 9:00 do të rikthehet normalitetit në Aeroportin e Rinasit, pas krizës së 48 orëve të fundit.

Lajmin e rikthimit në normalitet e ka dhënë orët e para të mëngjesit të sotëm ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila bën me dije kështu rinisjen edhe të fluturimeve komerciale.

“Duke filluar nga ora 09:00 e ditës së sotme, operimet në aeroportin e Rinasit dhe në hapësirën ajrore shqiptare kthehen në normalitet”, ka shkruar Balluku.

Rikthimi i normalitet në Rinas vjen pasi në vend kanë ardhur kontrollorë nga Turqia dhe Greqia, ndërkohë që një pjesë e kontrollorëve që lanë punën janë rikthyer, pas thirrjes së bërë nga kreu i qeverisë dhe Ministrja Belinda Balluku.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT