Rusia thirrje shtetasve të vet: Shqipëria na hoqi vizat, ejani!

Në prag të nisjes së sezonit veror, qeveria shqiptare ka marrë vendimin për heqjen e vizave për shtetasit rusë. Të gjithë shtetasit e Federatës Rusë mund të vijnë në vendin tonë pa pasur nevojë për një vizë dhe kjo nga 1 prilli deri më 31 dhjetor.

Lajmi është i ditur nga vetë ambasada ruse me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Është miratuar Vendimi i Këshillit të Ministrave të Shqipërisë Nr. 214, dt. 25 Mars 2021, për heqjen e vizave për shtetasit e disa vendeve, përfshirë këtu edhe Rusinë, për periudhën 1 prill – 31 dhjetor 2021. Afati i lejuar i qëndrimit në vend është 90 ditë në çdo periudhë 180-ditore, duke filluar nga data e hyrjes”, thuhet në njoftimin e ambasadës. Kështu çdo shtetas rus që mund të vijë në Shqipëri ka të drejtën të qëndrojë deri në tre muaj.

Ky shihet si një vendim favorizues do të ndikojë në thithjen e sa më shumë turistëve të huaj. Siç dihet rusët preferojnë më tepër që të shkojnë drejt Malit të Zi dhe Greqisë. Gjithashtu ato në sezonin veror “pushtojnë” bregdetin turk.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT