LAJMI I FUNDIT/ Shkon në 2 310 numri i të vdekurve, sa viktima dhe raste të reja u regjistruan 24 orët e fundit

TIRANË – 6 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri 24 orët e fundit, duke e çuar në 2310 numrin total të viktimave që nga fillimi i pandemisë.
“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qyetetar nga Shkodra, të moshave 68 – 83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.“, njofton ministria e Shëndetësisë.
Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 3342 testime të kryera, janë konfirmuar 360 raste të reja, një rritje krahasur me dje ku u raportuan 286 raste.
‘Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3342 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 360 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 64 raste në Tiranë, 40 raste në Korçë, 34 raste në Fier, 20 raste në Elbasan, 17 raste në Krujë, 16 raste në Durrës, Vlorë, 12 raste në Lushnje, Gjirokastër, 11 raste në Berat, Skrapar, 10 raste në Kavajë, Librazhd, 7 raste në Shkodër, Ura Vajgurore, 6 raste në Malësi e Madhe, Peqin, 5 raste në Pogradec, Sarandë, Dibër, 4 raste në Devoll, Kukës, Has, Patos, 3 raste në Mirditë, Tropojë, Delvinë, Dropull, 2 raste në Krubin, Lezhë, Selenicë, Libohovë, 1 rast në Pukë, Mallakastër, Kamëz, Vau i Dejës, Divjakë, Roskovec, Gramsh, Finiq, Cërrik, Poliçan.”
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19./Gazeta SHQIP