Balluku zbulon kontrollorët që janë rikthyer në punë, a i qendron deklaratës për “grusht shteti”

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka komentuar deklaratën e saj për “grusht shteti”, pas grevës së kontrollorëve të trafikut ajror që çoi në pezullimin e fluturimeve.

Por a iu qëndron sërish deklaratave për “grusht shteti”, ndërsa kryeministri e quajti sabotim? Ministrja tha se të gjithë bien dakord se ishte ngjarje e paprecedentë.

“Këtu nuk është problemi i emërtimeve të situatës. Kjo është një situatë në të cilën besoj të gjithë biem dakord që nga të gjitha krahët, edhe ata që shanë e mallkuan, edhe ata që mirëkuptuan e duruan 48 orë që ishin qytetarët si edhe vetë kontrollorët tashmë të kthyer në detyrë. Unë bësoj që të gjithë kemi një emërues të përbashkët dhe një fjalë të përbashkët: një situatë e paprecedent. Nuk ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri dhe ne dotë bëjmë të pamundurën që të mos përsëritet.”, tha Balluku.

Po a ishte e domosdoshme ndërhyrja e Forcave të Armatosura, ndërhyrja e ushtrisë?  A kishte një mënyrë tjetër për të negociuar e për të mos arritur deri këtu?

” Jo, absolutisht sepse nuk kishte më çfarë të negociohej. Negociimi ishte mbyllur në mëngjes, nuk pranuan as të bisedonin. Kjo është një grevë me prapaskenë politike”, tha Balluku.

Balluku tha se të gjithë kontrollorët janë kthyer në punë, përveç atyre që dolën para drejtësisë dhe disa të tjerëve që kanë pasur apo kanë problem shëndetësore.

“Të gjithë kontrollorët janë rikthyer përveç atyre që tashmë iu duhet të përballen me ligjin, por edhe atyre që përgjatë kohës së grevës nuk ishin në punë për arsye shëndetësore, dikush me covid, dikush për sëmundje të tjera. Kjo ishte edhe arsyeja pse u zgjodh koha besoj. Pra ishin më pak kontrollorë të disponueshëm, më pak se zakonisht, kështu që edhe numri i atyre që bënë grevë, më pak se 48. Nuk është se janë gjithë kontrollorët e trafikut ajror, janë pothuajse gjysma sepse kontrollorët në total janë 78 licenca nëse unë nuk gabohem. Megjithatë unë realisht do desha t’u lija frymemarrje kontrollorëve dhe ata tashmë të vazhdojnë normalisht punën e tyre. Për gjithçka ka ndodhur ne po e shikojmë, drejtësia po vazhdon punën e saj dhe besoj se është një analizë e madhe për t’u bërë edhe nga vetë Albcontrol edhe nga vetë ministria si edhe nga të gjitha institucionet e tjera të përfshira.”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT