“Askush nuk e ndal ndryshimin”/ Basha nga Klosi: Me 25 prill hapim dyert drejt BE për Shqipërinë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është ndalur sot në qytetin e Klosit në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Në takimin ku ishin të pranishëm qindra qytetarë, Basha tha se 25 Prilli bëhet që të hapen dyert drejt Europës në mënyrë që të vijnë investimet europiane, për të shmangur emigrimin e të rinjve.

“8 vite dimër ekonomik, 8 vite premtime të pambajtura. 8 vite arrogancë, 8 vite varfërim, 8 vite gënjeshtra nuk mundtë lahen me 8 javë sharje dhe baltosje. Koha  për ndryshim , ora për ndryshim, dita për ndryshim po afron dhe kjo i ka bashkuar shqiptarët, i ka bashkuar më shumë se kurrë më parë. Në mesin tonë nuk janë vetëm demokratët, luftëtarët e demokracisë qëndrestarët për shtetin e së drejtës, por janë edhe socialistët e zhgënjyer të cilët janë bërë njësh me demokratët, me qytetarët, me fermerët për ndryshim që  nuk ka forcë ta ndalë.

Dhe ndryshimi është përgjegjësi, ndryshimi nuk është privilegj i njeriu për kolltukun e një kryeministri. 25 Prilli nuk bëhet për një njeri, as vetëm për një parti, 25 Prilli bëhet që të gjithë së bashku të hapim dyert drejt Europës në mënyrë që  të sjellim këtu  investimet europiane të cilat mungojnë prej 8 vitesh  dhe i kanë bërë të rinjtë tanë të emigrojnë, i kanë bërë gratë e Klosit, të Matit, të Dibrës të kyçen të papuna në shtëpi, të papunë pa shpresë, pa të ardhura. 8 vite jua kanë vjedhur të ardhmen e fëmijëve. I pyes gratë dhe nënat e Klosit njësoj siç pyeta gratë dhe nënat e Bulqizës dhe të Dibrës. A do e lejoni t’ua vjedhë edhe 4 vjet të tjera fëmijëve tuaj? Sigurisht që jo.

Gratë e Dibrës, gratë e Shqipërisë do t’i prijnë ndryshimit ndaj jam i bindur se të gjithë së bashku 25 prillin do ta kthejmë në referendumin më historik  ku Shqipëria do të marrë kthesën e merituar por të paarritur 30 vite tranzicion. Duke mbyllur derën e tranzicionit, duke sjellë ndryshimin e vërtetë, duke e futur Shqipërinë në rrugën drejt Europës që do të thotë rritje pagash, do të thotë zhvillim ekonomik, do të thotë subvencione për fermerët do të thotë status për minatorët e Matjan, të Kolosit, të Bulqizës, të Pogradecit e kudo ku janë. Vetëm kështu do të mund të ecim përpara. Kjo është plotësisht e mundur.

Dy javë për t’ju përgjigjur një pyetje: edhe 4 vite të tjera me këtë që 8 vite nuk mbajti asnjë premtim?, tha Basha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT