“I mjel, ua bën c*cat e lopës copë”/ Rama paralajmëron demokratët: E dini se çfarë ndodh kur vjen t’u shpëtojë…

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar demokratët e Vlorës për rrezikun që u kanoset nga LSI.
Kreu i qeverisë tha se ardhja e Ilir Metës në Vlorë, mund ta kthejë PD-në, “nga lopë, në lepur të lodhur”, pasi “LSI ua mjel ci*at e lopës dhe ua bën copë”.
“25 prilli nuk është votë mes PS dhe PD, e lërë pastaj asaj partisë tjetër. Është zgjedhje mes Vlorës dhe të shkuarës së tmerrshme të saj. Unë këtu në Vlorë nuk kam numër fare. Unë njoh vetëm numrin 12. Nuk dua asnjë votë për veten time, dua numrin 12. 4 vite herë 3 mandate bën 12.
Nuk po kujtoj të shkuarën e tmerrshme të 97, por të shkuarën kur Vlora ishte e braktisuar nga të gjitha qeveritë e Tiranës. Shikojëni mirë këtë punë, nuk është tifozllëk. Është turp të vihet në diskutim këtu, është turp. Ka ardhur koha që njerëzit në Shkodër thonë e duam Shkodrën si Vlora. Ça do votojnë këtë, Leskon? Apo është tjetrin, se Iliri ka shpallur kandidaturën. E dinë mirë demokratët se ça ndodh kur vjen LSI t’i shpëtojë ata. I mjel, ua bën c*cat e lopës copë dhe përfundon PD nga lopë në lepur të lodhur që nuk mbahet dot në këmbë. Për çfarë duhet Iliri? Se rri me Leskon.”, tha Rama.