Meta si “gazetar terreni” poston foto nga rruga e shembur në Borsh: Kryevepra e babëzisë

Presidenti Ilir Meta ka nisur sot ditën duke u kthyer në një “gazetar terreni” duke postuar në faqen sociale foto të ndryshme nga Saranda.  Rrugës për në Sarandë, kreu i shtetit është ndalur në Borsh pikërisht në rrugën ku është shembur dhe që ende sot e kësaj dite nuk është rregulluar.

“Në një nga kryeveprat e babëzisë. 25 Prilli, referendum kundër korrupsionit! Llogaridhënia nis, që në mëngjesin e 26 Prillit!”, shkruan Meta me fotot e postuar në faqen sociale.

Rruga u shemb në janar të këtij viti dhe që ende sot e kësaj dite nuk është rregulluar. Përgjegjëse për mbajtjen e kësaj rruge është kompania “Salillari”.

Rruga është çarë në mes për shkak se muret mbajtëse të saj janë zhvendosur. Kjo kompani më një janar të vitit 2017 kishte firmosur kontratën 5-vjeçare me Autoritetin Rrugor Shqiptar për mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e akseve nacionale në jug të vendit. “Salillari” u shpall fitues i tenderit duke ofruar rreth 13.7 milionë euro me TVSH për shërbimin.

Por kjo kompani pretendon se kontrata parashikon mirëmbajtjen dhe jo ndërhyrje në rast të shembjes së saj.

Meta si

Meta si

Back to top button
LAJMET E FUNDIT