“Flatrat e veriut”/ Rama nxjerr pamjet nga aeroporti i Kukësit: Të bëhen GATI çunat e Londrës (FOTO)

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke publikuar në llogarinë e tij në Facebook pamje nga punimet që po bëhen në aeroportin e Kukësit.

Ai ka një mesazh për çunat kuksianë të Londrës, ndërsa u kërkon të bëhen gati për fluturimin e parë siç u kishte premtuar.

“O çunat e Londrës bohuni gati se so mo pun mujsh.”, shkruan Rama.

Kreu i qeverisë bën ironi me “3D”, projekte për të cilat është vënë shpesh në qendër të akuzave apo kritikave.

Aeroporti i Kukësit ka marrë licencën kombëtare dhe është në proces të marrjes së licencës ndërkombëtare. Pritet që më 18 prill, në aeroportin e Kukësit të bëhet edhe fluturimi i parë./Gazeta SHQIP

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT