“U futa në këtë rrugë jo për tu bërë politikan, por si emigrant që isha” Rama: Nuk e dua pushtetin për vete sepse jam i realizuar, por për…

Gjatë një takimi me simpatizantë të PS në Laprakë, në kryeqytet, kryeministri Edi Rama tha se nuk po e kërkon mandatin e tretë për vete, por për Shqipërinë.
Kryeministri tha se personalisht i ka prekur të gjitha majat, por ndryshe nga opozita që e do Shqipërinë për pushtetin, Rama tha se ai e do pushtetin për Shqipërinë.
“Nuk jam këtu për veten time. Në aspektin personal i kam realizuar të gjitha, i kam prekur të gjitha majat. I kam patur të gjitha nderet që merr kur të voton populli. Ka një dallim të madh, ne, unë, Erioni, e duam pushtetin për Shqipërinë, ata e duan Shqipërinë për pushtetin. Për ta Shqipëria është vendi i të gjitha të zezave kur ata nuk e kanë pushtetin, dhe kur janë në pushtet, për ta Shqipëria është plaçkë dhe shqiptarët mish për top. Dikush që përsërit të njëjtën gjë dhe pret pre rezultate të ndryshme është budalla. Jemi këtu për ekonominë, mirëqenien, turizmin, shëndetësinë. Do bëjmë atë që po bëjmë sot duke fituar mbi pandeminë dhe tërmetin.”, tha Rama.
Rama u kërkoi të rinjve që t’i besojnë PS-së për të mos ndaluar, sipas tij në mes reformat e ndërmarra.
“Unë isha në emigracion dhe mua më ka shtyrë në këtë rrugë besimi shumë i fortë që ky vend bëhet. Dhe nëse ky vend nuk është bërë dhe nëse në këtë vend njerëzit kanë rënë pre e recetave çudibërëse kjo ka ardhur se ajo shumicë njerëzish që besojnë te puna, vetja dhe guximi i tyre i kanë lënë të tjerët të marrin vendime për ata.
Unë kam hyrë në këtë rrugë, pasi nuk doja që fatin tim t’jua delegoja të tjerëve. Mos u lodhni, mos u dorëzoni, ngjitja në majë është e vështirë. Kjo botë është e atyre që nuk ndalen, që nuk pushojnë”, tha Rama./Gazeta SHQIP