Fotoreporteri i njohur i AFP Armando Babani denoncon Bashën për vjedhje: Çfarë ka PD në programin e saj për të drejtën e autorit

Armand Babani, fotoreporteri i njohur shqiptar i cili punon për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka denoncuar Lulzim Bashën dhe PD për vjedhje.

Teksa ka publikuar se si PD hapur i ka vjedhur një foto të tij duke shkelur ligjin për të drejtën e autorit, fotoreporteri Babani ka ironizuar Bashën dhe programin e PD.

“Sot është parë në dyert e qytetarëve kjo thirrje figurative….duke përdorur një foto që me siguri ka një autor…  Vetvetiu më lind dëshira të di se çfarë ka PD në programin e saj për të drejtën e autorit….?”, shkruan Babani që është ndjerë i vjedhur nga PD.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT