Të gjithë sytë te ai/ Kush është zjarrfikësi hero që sot shpëtoi foshnjen 3-muajshe në Tiranë (FOTO)

Garazhi i një pallati tek zona e Freskut në kryeqytet, u përfshi nga flakët ditën e sotme. 

Kjo bëri që banorët të përfshiheshin nga paniku dhe nevoja për t’u evakuuar ishte imediate.

Mes banorëve ishte edhe një foshnje 3 muajshe, që për ta shpëtuar nga asfiksia forcat zjarrfikëse vendosën që ta evakuonin nga ballkoni. Zjarrfikësi Klevis Qato e mori në krahë foshnjen e mbështjellë me batanije dhe e zbriti në tokë.

Teksa zbriste shkallët me foshnjen në duar, të gjithë sytë e banorëve ishin te ai, që dukej si një hero që kishte ardhur për t’i shpëtuar jetën vogëlushit. Ai tregon se vogëlushi ishte në gjumë deri në mes të rrugës, ndërsa më pas u zgjua për të parë heroin që po i shpëtonte jetën.

Në foton e mëposhtme është Klevis Qato, heroi që shpëtoi foshnjen 3 muajshe mëngjesin e sotëm:

Të gjithë sytë te ai/ Kush është zjarrfikësi hero

Back to top button
LAJMET E FUNDIT