LAJM I FUNDIT/ Rama jep lajmin e mirë: Ja sa doza Pfizer kanë mbërritur sërish në Shqipëri

Kryeministri Rama ka lajmëruar në Facebook se kanë ardhur të tjera doza Pfizer në vendin tonë.
Ngarkesa e fundit sipas kreut të qeverisë përmban 7020 doza të tjera. Rama bën të ditur se të tjera doza të të gjitha firmave pritet të vijnë.
“7020 doza të tjera Pfizer mbërrijnë në Shqipëri; të tjera doza Pfizer, Astrazeneca, Sinovac e Sputnik do të vijojnë të mbërrijnë dhe ne nuk do të ndalemi asnjë ditë, deri në fund
Ajo që dukej e pamundur deri para vetëm dy muajsh po ndodh para syve tanë çdo ditë! Shqiptarët po vaksinohen masivisht dhe Shqipëria po del nga tuneli i gjatë i pandemisë, për t’iu kthyer me të gjitha fuqitë jetës, e për të rritur ekonominë e saj duke filluar nga sezoni turistik e vijuar me paketën më të madhe në histori të investimeve të huaja, po edhe vendase, private e publike
Më e mira është e gjitha përpara nesh, së bashku do ta bëjmë Shqipërinë të Ardhmen tonë,” tha Rama.