Nisin përgatitjet për 25 prillin, kamionët e ushtrisë zbarkojnë në Vlorë, sillen materialet e para

Ditën e sotme kanë mbërritur në qytetin e Vlorës materialet e para të cilat do të përdoren në qendrat e votimit për zgjedhjet e 25 Prillit.
‘Faxweb’ ka siguruar pamjet nga kamionët e ushtrisë të cilët bërë të mundur transportimin e materialeve.
Bëhet me dije se materialet zgjedhore do të vendosen në ambientet e Pallatit të Sportit për tu shpërndarë më pas në Qendrat e Votimit të qytetit të Vlorës.
Kanë mbetur dhe 12 ditë nga dita e zgjedhjeve në Shqipëri. Partitë të cilat kandidojnë kanë nisur fushatën në të gjitha qytetet e Shqipërisë.
Rama dhe Basha janë çdo ditë në takime me qytetarët në qytete të ndryshme. Duket se gara mes tyre do të jetë e fortë, ndaj mbetet të presim ditën përfundimtare të zgjedhjeve.