Ismail Kadare mesazh pak para zgjedhjeve: Shqiptarët të respektojnë kombin e tyre

Shkrimtari Ismail Kadare ka dhënë një mesazh për shqiptarët pak ditë para zgjedhjeve parlamentare, ku thotë se shqiptarët duhet të respektojnë kombin e tyre.

“Unë do të doja që Shqiptarët të respektojnë kombin shqiptar. Shqiptarët po të duan të respektojnë veten e tyre, ndërgjegjen e tyre, duhet të respektojnë të gjithë ato shenja që ky komb ka qenë i aftë që të ngrejë flamurin para botës”, u shpreh Kadare.

Kadare foli edhe për librin e tij të fundit “Kohë për rrëfim” ku u shpreh se i pret me gjakftohtësi debatet për librin, duke shtuar se është treguar i sinqertë në libër.

“Debatet i pres me gjakftohtësi. Nuk i marrë seriozisht shqetësimet që shkaktojnë debat. Shkrimatari I vërtetë ka aftësinë të mos i besojë kur janë për të mos u besuar dhe ti besojë kur janë për t’u besuar. Kur shkruaja në komunizëm isha kundër kohës. Jam i sinqertë në libër. I besoj shpirtin tim dhe veprën timë. Ky libër është pritur mirë”, tha shkrimtari Kadare.

 Pyetje: Letërsia “Domen burrash”?

Kadare: Jo aspak është një domen i përbashkët burrë e grua.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT