Berisha: Unë jam Zoti i Edi Ramës, nga një studim del se jam njeriu më i cituar në këtë Tokë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërthyer në sulme ndaj Edi Ramës, teksa tha se pas parazë, Zot ii kryeministrit është Sali Berisha.
Sipas tij, Rama e shikon kryedemokratin Basha si varrmihësin e tij dhe thotë “ky po më bën varrin mua”.
“Edi Rama ka një problem të tmerrshëm me Sali Berishën. Pas parasë, Zoti i tij absolut është Sali Berisha.
Jo se kam dashur unë, por se ka zgjedhur ai. Edi Rama vuan nga sindroma e refuzimit të të vërtetave të hidhura.
Tani shpejt do të dëgjoni një studim të bërë në internet, del Sali Berisha njeriu më i cituar në këtë Tokë.
Por nga kush thua ti? Nga Edi Rama! I kompleksuar nga unë.
Lulzim Bashën e shikon si varrmihësin e tij sepse nuk mund të pranojë të vërtetat e hidhura në ndërgjegje. Ai thotë “Ky po më bën varrin mua”, tha Berisha në Vizion Plus.