Berisha thirrje shqiptarëve: Vendosini flakën testerave të PS-së, tregohuni atdhetarë, guximtarë dhe të mençur

Sali Berisha i ka bërë thirrje shqiptarëve që t’i vendosin flakën testerave të Partisë Socialiste dhe t’i bashkohen Partisë Demokratike.
Ish kryeministri teksa shpërndan një video në rrjetin social Facebook, e cilëson djegien e testës si një akt atdhetar, guximtar dhe mençuri.
Ndër të tjera ai shkruan:
“Nje akt atdhetar, guximtar, i mençur per tu pershendetur nga çdo shqiptar. sb”, bën thirrje Berisha teksa shpërndan videon.