“Aurora, hajde merri zemër…”/ Rama ndalon fjalimin dhe kritikon socialistët pasi i çuan lule

Nga Peshkopia ku vijon fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 Prillit, Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar votën qytetarëve dibranë për mandatin e tretë qeverisës.
Teksa po fliste për para simpatizantëve të PS, Rama u surprizua me një tufë me lule, por kjo nuk i pëlqeu kryeministrit.
Ishtë një vogëlush që i dha një tufë me lule, por Rama kritikoi socialistët, duke u thënë se ka ikur koha e udhëheqësve të vjetër, duke kujtuar Enver Hoxhën.
“Po këtë zakon që i sillni lule udhëheqësit pse nuk e hoqët akoma? I jepen lule një burri më thoni? T’i je në rregull xhan s’kam gjë me ty, Aurora hajde merri zemër! E kanë nga e vjetra që udhëheqësit i jepen lule. Ma preu aty ku po flisja për fëmijët.”, tha Rama.
Duke komentuar deklaratën e Lulzim Bashës disa ditë më parë në Dibër ku premtoi rihapjen e Universitetit, kryesocialisti Rama tha:
“Dëgjova që Luli kishte thënë do hapim Universitetin në Peshkopi. Prapë nga e para. Ne nuk do hapim Universitet, do të bëjmë që vajzat dhe djemtë e Dibrës të shkojnë në Universitet në Tiranë. Universitetin në Peshkopi e hap Luli edhe dekan do keni Xhelal Mziun”.