Manastirliu jep lajmin e mirë/ Shqipëria siguron 50 mijë vaksina Sputnik V brenda muajit Prill

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është shprehur se së shpejti do të vijnë 50 mijë vaksina ruse Sputnik V.
“Shqipëria siguron marrëveshjen për 50,000 vaksina Sputnik”, – shkruan Manastirli
Sipas Manastirliut marrëveshja parashikon ardhjen e këtyre dozave deri në fund të muajit Prill.
Në vendin tonë aktualisht janë duke u përdorur vaksinat Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe Sinovac.