“I thashë ndahu nga Iliri e Saliu e bashkohemi”/ Rama për Bashën: Herë bën si Spiderman herë si Borëbardha

Teksa ndodhej në Lezhë në vijim të fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama tregoi të gjithë investimet që Partia Socialiste ka bërë në këto 8 vite qeverisje, por edhe vizionin që PS ka për të ardhmen.
Ndër të tjera, kryeministri theksoi se i ka bërë thirrje liderit opozitar Lulzim Basha për bashkim, por me kushtin që të ndahet nga Presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Bersiha
“Jam i gatshëm të bashkëpunoj me opozitën, sepse ata do janë e do të jenë në qeveri. Thash pse jo të bashkëpunoj me opozitën, por Luli të ndahet nga Iliri dhe Slaiu, ai thotë jo, sepse nuk mundet, po tha po, i heqin bateri dhe nuk funksionon.
S’mund të jesh një herë Spidermen dhe një herë borëbardhë. Një herë të thotë që do të ndjekim institucionet dhe njëherë Borëbardhë me shatë xhuxhët që i mban nga mbrapa. Është e rëndësishme të shkojmë përtej politikës, politikanëve. Politikanët duhet të japin provën që politikanët janë për ta. Megjithatë, duan s’duan, ata që s’duan ne do e bëjmë këtë vend dhe kësaj gjëje i ka vdek nëna”, tha Rama.