“Voltana si Ertogruli”/ Rama thirrje shqiptarëve: Gati të bashkëpunoj me çdo shqiptar, përveç Berishës dhe Metës

Kryeministri Edi Rama deklaroi sërish nga Shkodra, se është i gatshëm që të bashkëpunojë me çdo shqiptar, përveç Metës dhe Berishës.

Sipas tij, Sali Berisha dhe Ilir Meta janë pengmarrësit e PD-së dhe Lulzim Bashës. Rama ironizoi edhe Voltana Ademin, ndërsa tha se të gjithë në PD përputhen sipas kërkesave të partisë.

“Unë jam gati të bashkëpunoj me çdo shqiptar, përveç Saliut dhe Metës, sepse janë pengmarrësit e PD dhe janë pengmarrësit e vet Bashës. Dhe sigurisht që jam gati të bashkëpunoj me ta, se ne fund, nëse politika i lë përçarjet e veta dhe merret me si ta bëjmë Shqipërinë kampione në Ballkan, kjo është forcë e shtuar, forcë e bashkimit.

Çohet Luli thotë jo, se unë kisha një kusht që të ndahet nga Saliu dhe Iliri. Pse qenka me ata dhe jo më Shqipërinë? Kukull me bateri, që e karikojnë ata, se vetëm një kukull që kurdiset që është dhe barbi dhe spiderman, e kurdisin ata dhe u qepet mureve të kryeministrisë dhe kur e kurdisnin ndryshe del barbi. Pse lider është ky, forcë karakteri është ky. Për këtë kohë kanë gjetur Lulin, nesër marrin Voltanën. Do habiteni kur nga kurdisja Voltana të bëhet si Ertugruli. A si e ka ai. Këta përputhen sipas kërkesave të partisë,”, tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT