A po lëvizte me patentë të skaduar? Basha shfaqet sërish në timon, i përgjigjet Braçes

Fotoja në timon e Lulzim Bashës disa javë më parë shkaktoi reagime të shumta në rrjet, ndërsa nuk munguan sulmet edhe nga rivalët politikë. Zv/ kryeministri Erion Braçe e akuzoi se ditën që postoi foton duke i dhënë makinës patenta i kishte skaduar dhe vetëm disa ditë më pas aplikoi për rinovimin.

Gjatë një interviste për ABC, duke iu përgjigjur zv.kryeministrit Braçe, Basha zbuloi se patentën e kishte marrë për herë të parë kur ishte 17-vjeç, në 1991.

Siç duket Basha pranon se patenta i kishte skaduar.

“Kur doli fotografia, më thanë se unë nuk e ndjek, që kishte një lumë entuziazmi të drejtuesve të lartë të kundërshtarit politik që kishin zbuluar se kishte skaduar leja e drejtimit, në fakt dua ti falënderoj se më këtë rast e rinovova lejen e drejtimit. Patentën e kam marrë 17-vjeç, në 1991” tha Basha.

Lideri demokrat u shpreh se pengu i tij më i madh është mungesa e kohës për familjen dhe në veçanti për vajzat për shkak të angazhimeve, aq më tepër tani.

“Në jetën time private, profesionale pengu më i madh është mungesa pothuajse totale e kohës për familjen dhe veçanti për vajzat se janë edhe në moshë të vogël, për fat të keq, kjo punë, kjo përgjegjësi sjell një mungesë kronike, të cilën sado mundohem ta kompensoj fjala bie me një të shtunë, të diele, prapë se prapë….” tha Basha.  Pra, ju tani nuk i shikoni fare aktualisht në periudhën e fushatës, e pyeti Xhafo, “Jo, fare” ishte përgjigja e Bashës, referuar vajzave.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT