Meta i trembur: Rama ka “çimka” në Presidencë. I di kush janë por i lë të rrinë aty

Ilir Meta tregoi se vuan nga paranojat e persekutimit, survejimit dhe se Edi Rama e ka vene nen kontroll te rrepte!

Meta: PS ka çimka në Presidencë. I di kush janë por i lë të rrinë aty.

Për futbollistin kujtuan se nuk kishim marrë letër nga SHISH.

Nuk ka marrë asnjë shtetas i huaj pa ndjekur hapat.

Rama më ka motivuar që të dekoroj më shumë heronj.

Presidenti Ilir Meta është shprehur se Kryeministri Rama pas zgjedhjeve të 25 Prillit mund të shkojë në spitalin psikiatrik të Vlorës apo të Elbasanit, pasi kartela e tij është publike.

Meta tha ndër të tjera se në parlamentin e ri të gjithë do të vizitohen para se të marrin detyrën.

Meta: Jam i gatshëm që në parlamentin e ri të gjithë do të vizitohen para se të marrin detyrat.

Fevziu: A ju duken normale që kryeministri dhe presidenti akuzojnë njëri-tjetrin?

Meta: Ajo është kujdes për shëndetin e tjetrit.  Kartela e tij mjekesore është publike. E ftoj te bejmë te dy nje kontroll mjekesor per shendetin mendor dhe perdorimin e drogës. Kjo çështje do zgjidhet kështu: atje do të shkojë, po nuk i pëlqeu Vlora, në Elbasan. Ka dhe Çimkë Selamin aty afër./Opinion.al

Back to top button
LAJMET E FUNDIT