Është krisur me LSI dhe po afrohet me PS? Luan Rama: Unë nuk e kam fshehur kurrë që…

Në zërat që qarkullojnë se ka një krisje të marrëdhënieve të Luan Ramës me kryesinë e LSI-së dhe ka një afrim me Partinë Socialiste, lidhur me këtë çështje ka folur vetë zv/kryetari i LSI në një lidhje skype në “Breaking” në Top Neës.
Ai tha se janë të gjitha thashetheme dhe se e gjithë lista e kandidatëve është krijuar nga vetë ai.
“I gjithë parashtrimi është ndërtuar mbi një tymnajë thashethemesh që qarkullon në Vlorë pasi unë jam në detyrë, jam zv/kryetar i LSI, dhe në krye të shtabit elektoral në Vlorë. Lista e kandidatëve për deputetë është një proces i gjatë konsultimesh që kam bërë me të gjithë. Janë zgjedhje drejtpërdrejt e imja. Prandaj çdo koleg që vjen e kërkon votën për kandidatët, është një kontribut shtesë që synon që LSI të përmbushë objektivin e saj për 3 mandate në Vlorë.
Përsa i përket afrimit me PS, unë nuk e kam fshehur kurrë që jam socialist. Nuk kam asnjë inkoherencë me qëndrimet e mia në 30 vitet në politikë,” tha Luan Rama.