Gjyqi i Becchettit, Rama bën PREMTIMIN: Mbajeni shënim! Do paguajë një për një dëmet, nuk flas dot më shumë…

Kryeministri Rama, në “MCN TV” ka folur edhe lidhur me gjyqin e Becchettit.

Ai shprehet se beteja nuk ka mbaruar dhe se Becchetti nuk do t’i marrë kurrë 110 milionë eurot.

“Ato lekë nuk ka për t’i marrë kurrë. Kjo përballje nuk ka mbaruar. Sesi nuk do ta them tani. Mbajeni shënim. Ai do paguajë një për një dëmet që u ka sjellë shqiptarëve. Dhe jo në rrugë mediatike. Më shumë nuk flas. Unë jam nga ata që kur them çfarë nuk do lejoj të ndodhë, nuk e luan topi. Është strategji e skuadrës që ne kemi për këtë punë. Është skuadër avokatësh dhe ekspertësh ndërkombëtarë. 110 mln eurot do t’i harrojë se nuk ka për t’i marrë. Dëmet do i paguajë. Më lejo të të kujtoj diçka. Mbase do ta kujtosh dhe do ta pranosh këtu. Ishte ndërmarrje ku u rekrutuan me rroga marramëndëse. Ça opozite bënin ata?”, tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT