Kishte mbyllur turnin 5 minuta më parë dhe nuk i shërbeu të moshuarit, arrestohet mjeku

Një mjek në Kosovë është arrestuar nga policia pasi nuk i ka dhënë ndihmën mjekësorë një të moshuari.

Sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë, mjeku nga Podujeva, Ibrahim Hoti nuk I ka ofruar shërbim pacientit pasi kishin kaluar 5 minuta nga mbyllja e turnit të tij.

Arrestimi I tij ka ardhur pas publikimit të videos nga mediat kosovare, ku Hoti shihet se nuk i dha ndihmë mjekësore një pacienti të moshuar.

Hoti bëhet e ditur se do të mbahet në paraburgim për 48 orë, deri në një vendim tjetër dhe mbi të rëndon akuza e “Mosdhënia e ndihmës mjekësore”.

Njoftimi i plotë nga Prokuroria:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin se pas publikimit të pamjeve në media, lidhur me një rast i cili ka ndodhur sot, konkretisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë, ku disa pacientë nuk marrin shërbime shëndetësore nga ky institucion, Prokurori i Shtetit, menjëherë ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, duke iniciuar rastin si “Mosdhënia e ndihmës mjekësore”, nga neni 255 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është intervistuar i dyshuari-mjeku me inicialet I.H., në drejtim të veprës penale të lartcekur dhe i njëjti është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh.? Ndërkohë, Drejtori i Shëndetësisë në Podujevë, Driton Veliu ka lajmëruar që mjeku, Ibrahim Hoti është suspenduar nga puna pasi refuzoi të jap shërbime shëndetësore një të moshuari.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Podujevës ku pulmologu Ibrahim Hoti, nuk i ofroi shërbim pacientit të moshuar me arsyetimin se tashmë është bërë ora 15:05 minuta, ndërsa ai kishte përfunduar orarin në ora 15:00.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT