Rama thirrje Metës: Pse nuk shkove në Pukë t’i prisje duart atij që po blinte vota për LSI

Kryeministri Edi Rama ka komentuar arrestimin e një personi në Pukë që dyshohej se po blinte vota për LSI-në.

Kreu i qeverisë ka ironizuar Metën se pse nuk udhëtoi drejt Pukës që t’i priste duart.

“Përpara pak ditësh patëm një fakt dhe nuk më rezulton që ai që u arrestua me lekë dhe fletë votimi nuk më rezulton i partisë sonë, por të Ilir Metës dhe nuk më rezulton që Ilir Meta të marrë shpatën dhe të nisej për Pukë dhe ti priste duart” tha ai në Vizion plus.

Presidenti ka ngritur akuza ndaj drejtuesit politik të PS-së së Vlorës, Damian Gjiknuri për blerje votash, ndërsa tha se do të ndalojë çdo “tërmet” të ngjashëm me atë të Dibrës në qytetin bregdetar, por Edi Rama e sfidoi.

“Pse unë me Damianin flasim në telefon dhe i them a do ta bëjmë “tërmet” në Vlorë? Unë ia them prapë “tërmet” do ta bëjmë në Vlorë. E ca do me thënë kjo, pse Damiani foli për “tërmet” atje dhe Damiani ishte në krye të një konspiracioni? Në Dibër janë arrestuar dhe dënuar 20 persona. 20 komisionerë dhe çuditërisht, ata ishin të të gjitha forcave dhe shumica të këtyre forcave që ulërasin dhe bërtasin” tha ai.

Kryeministri Edi Rama thotë se Presidenti i Republikës, Ilir Meta duhet të rrijë në zyrë dhe të luaj rolin e tij si President.

“Presidenti i Republikës nuk mbron asgjë. Por Presidenti duhet të rrijë në zyrë dhe duhet të lërë forcat politike të bëjnë punën e tyre. Nuk e ka caktuar njeri Presidentin të mbrojë Shqipërinë nga forcat politike. Nuk ekziston kjo. Këtu jemi në një nivel komunikimi që kërkon psikiatër dhe nuk mund të trajtohet me instrumentet që ne kemi”, tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT