Ish-zëdhënësja e Berishës, Mëhilli: Basha do të humbasë 40 mijë vota nga këto parti

Ish-zëdhënësja e Berishës, e cila tashmë është khtyer në një analiste politike ka folur mbi zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas opinionit të saj, Basha do të humbë 40 mijë vota në këto zgjedhje dhe kjo nga fakti i krijimit të partive të reja të cilat synojnë më tepër të bëjnë për vete elektoratin e djathtë.

Sipas saj, Lëvizja për Ndryshim e Jozefina Topallit, Bindja Demokratike e Astrit Patozit, Lidhja Demokratike e Shqipërisë së Myslim Murrizit, apo Nisma Thurje, do të marrin vota nga e djathta.

“Janë 560 kandidatë, sikur nga mbi 50 vota për secilin, plus që këta kryesorët, kryetarët e partive do të marrin më shumë, nuk di nëse do të marrin një mandate apo jo, sigurisht kane me shume vota, por i thonë gati 40 mijë vota minus do kafshojnë nga opozita. Sesa do të prodhojnë një mandate nuk e di ta them, por opozitës do i prishin punë”, theksoi Mëhilli.

Opozita për shkak të këtyre votave mund të ndikojë në mos marrjen e mandateve nga opozita, për një grusht votash.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT